Shkup, 24 shtator – Është kompletuar java e shtatë në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë. Skuadra e Shkëndijës nuk ka lejuar befasi në lagjen “Hekuranë” në përballjen me ‘Skopjen’ dhe me rezultatin 1-2 arriti fitore të rëndësishme. Edhe pse të parët në epërsi kaluan nikoqirët, djemtë e trajnerit Qatip Osmani përmbysën rezultatin me golat e Besart Ibraimit dhe Ferhan Hasanit.
Me këto tre pikë Shkëndija vazhdon të qëndrojë në krye të tabelës me 19 pikë të grumbulluara, pesë më shumë se “Akademija Pandev”. Derisa, këta të fundit befasuan në Shkup skuadrën e Rabotnickit duke e mundur me 1:2.
Kampioni aktual Vardari në derbin e javës në Manastir me rezultatin minimal 0-1 arriti fitore, ndërsa autor i golit ishte Bllazhevski. Ndërkohë, fitore minimale me 1-0 arriti edhe Sileksi në Kratovë përballë Pobedës. (koha.mk)
Rezultatet: Renova – Shkupi 0-0, Sileki – Pobeda 1-0, Skopje – Shkëndija 1-2, Pelisteri – Vardari 0-1, Rabotnicki – Akademija P. 1-2
Tabela: Shkëndija 19 pikë, Akademija P. 14, Vardari 13, Shkupi 11, Sileksi 9, Pelisteri 8, Renova 6, Rabotnicki 5, Pobeda 5 dhe Skopje 3.