Shkup, 19 shtator – Fituesi aktual i Kupës së Maqedonisë, skuadra e Shkëndijës, shënoi fitore 2-0 ndaj Kit GO në sfidën e parë të 1/8 së finales. Emini dhe Imeri ishin autor të golave për skuadrën tetovare. Në përballjet e tjera, Sileksi në Autokomandë mundi Skopjen me 2-0, ndërsa Rabotniçki, minimalisht me 1-0 mundi Tikveshin e Kavadarit. Në barazim 1-1 u mbyll takimi në Shkup në mes Vardarit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa 8 gola u shënuan në sfidën Bregallnica – Akademia Pandev, ku mysafirët shënuan fitore me 6-2. Fitore në transfertë shënuan edhe Pobeda e Bellasica, që mundën Gostivarin me 2-1 dhe Pelisterin me 2-0. Skuadra e Korabit, falë shortit dhe pa luajtur asnjë ndeshje, është kualifikuar në çerekfinale. Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen 3 javë më vonë.