Shkup, 13 shtator – Sot në hapësirat e Federatës së futbollit të Maqedonisë u hodh shorti për dyshet e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë. Shkëndija për kundërshtarë do të ketë skuadrën e Kit Go nga Peheçeva që garon në Ligën e Dytë – Lindje, ndaj të cilëve do të kërkohet kualifikimi në çerekfinale.
Përballjet e para të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë janë caktuar për datën 19 shtator, kur kuqezinjtë do të jenë vendas të Kit Go, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen tre javë më vonë në Pehçevë.
Dyshet:
Tikveshi – Rabotnicki
Vardari – Mak.Gj.P.
Pelisteri – Bellasica
Gostivari – Pobeda
Bregallnica – A. Pandevi
Skopje – Sileksi
Shkëndija – Kit Go
Korabi (e lirë)