Shkup, 19 qershor – Shorti i ditës së djeshme vuri përballë në turin e parë të “Champions”-it kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija me ata të Estonisë, skuadrën e Nome Kalju. Një sfidë në të cilën skuadra e Shkëndijës konsiderohet favorite absolute për të kaluar në turin e dytë.
Ndërkaq, në rast se skuadra tetovare arrin të eliminojë skuadrën estoneze, në turin e dytë do të përballet me skuadrën skoceze Celtic ose Sarajeva, bën të ditur gazeta KOHA.
Ndërkohë, skuadra e Partizanit nga Tirana, nëse do t’ia del të eliminojnë Karabakun, do të përballen me fituesen e çiftit, Dundalk-Riga, respektivisht kampionët e Irlandës dhe Letonisë. Normalisht shorti është fantastik, por përpara “Demat e Kuq” kanë një mal të lartë për të ngjitur ndaj Karabakut.
Derisa, Feronikeli i trajnerit shkupjan, Zekirja Ramadani, duhet të kalojë turin paraeliminator për t’u ndeshur me The New Saints në turin e parë. Në turin e dytë kundërshtari i mundshëm është gati-gati i pakalueshëm, teksa pret kampioni i Danimarkës, Kopenhagen.
Ndeshjet e turit të dytë janë planifikuar të luhen në fund të muajit. Sfida e para zhvillohen me 23/24 korrik, kurse të kthimit më 30/31 korrik.