Shkup, 22 prill – Skuadra e Shkëndijës me fitoren ndaj FC Shkupi me 2-0, edhe zyrtarisht është shpallur kampion i Maqedonisë. Kuqezinjve u nevojiteshe një pikë për të konfirmuar titullin e kampionit, por në fund arritën fitore me 2-0 dhe për herë të dytë në historinë e saj arriti të fitojë titullin e kampionit. Golat për kuqezinjtë i shënuan Radeski dhe Ibraimi në pjesën e dytë. Në anën tjetër, FC Shkupi pas kësaj disfate ngec në garën për pozitën e katërt e cila qon në Liga Evropë në rast se Shkëndija fiton trofeun e Kupës. Bardhekaltërit aktualisht kanë pesë pikë më pak se Rabotniçki, por kanë një ndeshje më pak, atë me Pelisterin. Në anën tjetër, “romantikët” me 4-0 mundën Pelisterin, ndërsa Sileksi me 1-0 ka mundur Renovën, duke u forcuar kështu edhe më shumë në pozitën e tretë. Fitore të rëndësishme ka arritur Akademija Pandev ndaj “Skopjes” me 0-2, si dhe Pobeda ndaj kampionit aktual Vardarit me 2-0. (koha.mk)