Shkup, 27 korrik – Shkëndija ka humbur me rezultatin 2:1 në përballjen e parë ndaj klubit lituanez, Trakai në kuadër të rrethit të tretë të Liga Evropës. Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rezultat të barabartë, 1 me 1. Maksimov kaloi vendasit në epërsi në minutën e parë të takimit, por Shkëndija u kundërpërgjigj përmes Zhuniorit në minutën e 39. Vendasit rikthyen epërsinë në minutën e 52, përsëri përmes Maksimovit. Klubi tetovar e mbylli këtë takim me dy lojtarë më pak në fushë, pasi në minutën e 57 u përjashtua Zhunior, që mori direkt kartonin e kuq, përderisa Cuculi u përjashtua pas dy kartonave të verdhë. Shkëndija kërkon kualifikimin në Ligën e Evropës në ndeshjen e kthimit, që zhvillohet në Maqedoni një javë më vonë.