Shkup, 28 tetor – Skuadra e Shkëndijës ka shkatërruar Makedonija Gj.P. duke e mundur me rezultatin 5-1. Nga dy gola për kuqezinjtë i shënuan Besart Ibraimi dhe Valmir Nafiu, ndërsa një gol e shënoi Visar Musliu. Pas kësaj fitore djemtë e trajnerit Qatip Osmani kanë dy pikë më pak se Vardari.
Ndryshe, Vardari nuk arriti të shkoj përtej barazimit pa gola në ndeshjen me Renovën.
Ndërkohë, FC Shkupi ka vazhduar me paraqitjet e dobëta.
Me 2-0 bardhekaltërit kanë humbur në Prilep nga Pobeda, duke u rikthyer sërish në pozitën e fundit në renditjen tabelore.
Rezultatet:
Shkëndija – Pobeda 5-1
A.Pandevi – Bellasica 3-0
Sileksi – Rabotniçki 2-0
Vardari – Renova 0-0
Pobeda – Shkupi 2-0
Tabela: Vardari 24 pikë, Shkëndija 22, A.Pandevi 19, Pobeda 14, Rabotniçki 14, Mak.Gj.P. 13, Bellasica 13, Renova 12, Sileksi 10, Shkupi 9