Shkup, 28 shkurt – Janë zhvilluar sot ndeshjes e javës së 20-të në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë së Veriut, njofton koha.mk.
Lideri aktual Shkëndija ka arritur fitore të rëndësishme në luftën për titullin e kampionit, duke mundur Vardarin me 2-1 dhe duke shfrytëzuar kështu kiksin e FC Shkupit, e cila nuk shkoj më shumë se barazimi pa gola në sfidën me Akademia Pandevin.
Tani skuadra tetovare ka 45 pikë, tetë pikë më shumë se Shkupi.
Fitore të rëndësishme ka arritur edhe skuadra e Struga Trim Lum. Me 1-2, skuadra strugave ka mundur Bellasicën si mysafir, ndërsa Renova ka pësuar disfatë me 3-1 nga Pelisteri në Manastir. (koha.mk.)
Rezultatet:
Bellasica – Struga T.L. 1-2
Mak.Gj.P. – Boreci 0-0
Pelisteri – Renova 3-1
Shkëndija – Vardari 2-1
Shkupi – Akademia P. 0-0