Shkëndija ka fituar Akademia Pandevin me rezultat 4:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 35-të në elitën e futbollit vendor, ndërsa pas ndeshjes skuadra tetovare kishte festë të madhe pasi pranoi trofeun e titullit të Kampionit për sezonin 2018/19.
Derbi shqiptar në Çair ndërmjet Shkupit dhe Renovës u mbyll pa fitues me të dyja skuadrat që barazuan me rezultat 2:2. Makedonija Gjorçe Petrovi fitoi Sileksin me shifra 2:0, ndërsa Bellasica u mposht me rezultat 1:0 nga Rabotniçki.
Fitore të thellë në këtë xhiro regjistroi Vardari që mposhti Pobedën me shifra 6:0. Xhiroja e 36-të dhe e fundit për këtë sezon do të zhvillohet të dielën e ardhshme.