Shkëndija të hënën nga ora 16:30 zhvillon ndeshjen e xhiros së tretë në LPFM, ndërsa kryesia ka vendosur që hyrja për publikun të jetë pa pagesë. Kuqezinjtë të enjten e ardhshme (30 gusht) në Shkup kundër Rosenborgut të Norvegjisë zhvillojnë ndeshje historike për hyrje në grupet e UEFA Europa League. Ndërkohë duhet të kthehet kah kampionati vendor, shkaku i angazhimeve në skenën ndërkombëtare dhe me kërkesë të stafit teknik ndeshja e radhës është shtyrë për 24 orë. Kështu në vend të fundjavës, Shkëndija takimin e xhiros së tretë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë përballë Bellasicës së Strumicës do ta zhvillojë të hënën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 16:30. Kryesia e klubit ka vendosur që hyrja për publikun në këtë përballje të jetë pa pagesë.