Shkëndija e Tetovës e mbyll me humbje fazën përgatitore në Slloveni. Në testin e fundit miqësor në tokën slloveve, kuqezinjtë tetovarë u mposhtën 3-0 nga Zorya Luhansk, çka tregoi se formacioni i drejtuar nga Qatip Osmani ka ende për të rregulluar, sidomos në fazën mbrojtëse, para përballjes me Kalju të Estonisë në takimin e vajtjes të raundit të parë kualifikues të Championsit.
Skuadra Ukrainase rezultoi “kockë e fortë” që në minutat e parë, duke kaluar në epërsi që në minutën e 19-të me Kochergin.
Kuqezinjtë u munduan të shmangnin humbjen në fraksionin e dytë, por u ndëshkuar edhe më dy gola të tjerë në minutat e fundit, me autorë Shalfeev dhe Gromov.