Shkup, 18 mars – Janë zhvilluar sot ndeshjet e javës së 23 në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë, në të cilën kryesisht u arritën rezultate të pritura. Lideri aktual Vardari ka arritur fitore të thellë prej 5:0 në derbin lokal me Makedonija Gj.P., ndërsa përcjellësi i saj më i afërt Shkëndija, në cilësinë e mysafirit ka mposhtur Bregallnicën me 3:1. Në derbin për mbijetesë, Pobeda dhe Shkupi kanë luajtur baras 1:1, ndërsa terrenet nikoqire i kanë shfrytëzuar Rabotnicki dhe Renova. (koha.mk)
Rezultatet:
Make.Gj.P. – Vardari 0:5
Bregallnica – Shkëndija 1:3
Rabotnicki – Sileksi 2:0
Pobeda – Shkupi 1:1
Renova – Pelisteri 2:1
Tabela: Vardari 53, Shkëndija 47, Rabotnicki 39, Pelisteri 36, Sileksi 31, Renova 31, Shkupi 22, Pobeda 20, Mak.Gj.P. 16, Bregallnica 12 pikë.