Është hedhur shorti për turin e tretë në Ligën e Kampionëve. Kësisoj dy ekipet shqiptare që marrin pjesë në këtë garë, Shkëndija e Tetovës dhe Kukësi kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm. Si Shkëndija ashtu edhe Kukësi janë në turin e dytë ku tetovarët do të përballen me Sheriffin ndërsa Kukësi me Qarabagun.
Nëse kampionët e Maqedonisë do ta eliminojnë Sheriffin atëherë do t’i presë një punë tejet e vështirë me gjysmëfinalistët e Ligës së Evropës në edicionin e kaluar Red Bull Salzburg.
Në anën tjetër nën kampionët e Shqipërisë, Kukësi në turin e dytë do të përballet me kampionin nga Azerbajxhani, Qarabag. Kukësianët nëse kalojnë Qarabagun atëherë në raundin e tretë do të përballen me fituesin e duelit Helsinki – Bate Borisov.
Shpresojmë se si Shkëndija ashtu edhe Kukësi do të vazhdojnë garën në Ligën e Kampionëve edhe pas turit të dytë.