Shkup, 18 dhjetor – Skuadra e Shkëndijës është interesuar që në radhët e saja të shoh brazilianin Elton Cale, bën të ditur gazeta Koha.
Sipas asaj që arritëm ta kuptojmë, trajneri i kuqezinjve Ernest Gjoka e njeh mirë futbollistin i cili luan në pozitën e anësorit, pasi të njëjtin e ka pasur në ekip kur ishte pjesë e skuadrës së Kukësit, me të cilën më pas doli kampion i Shqipërisë.
Ndryshe, në Superligën e Shqipërisë, 31 vjeçari ka qenë pjesë e Flamurtarit dhe siç thamë Kukësit dhe së fundmi Tiranës.
Në rast se realizohet ky transferim, atëherë Cale do të jetë braziliani i dytë që do të mbrojë ngjyrat kuqezi, pasi nga viti 2014 pjesë e saj është Stenio Junior. (koha.mk)