Janë zhvilluar ditën e sotme, takimet e javës së gjashtë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Shkëndija arriti fitoren e dytë radhazi, teksa sot fitoi në transfertë 0-2 ndaj një ekipi tjetër shqiptar, Renova. Golat për tetovarët u shënuan vetëm në minutat e fundit të lojës. Alimi zhbllokoi në të 86-tën, ndërsa Ibraimi dyfishoi në minutën e dytë shtesë.
Vardari arriti gjithashtu fitore, me shifrat 1-2 në fushën e Shkupit. Cvetanoski dhe Micevski me penallti, shënuan nga një gol për çdo pjesë për Vardarin, ndërkohë që vetëm goli i Isenit ishte shumë pak.
Më poshtë, rezultatet e plota nga java e gjashtë, si edhe renditja.