Qeliza ka një lloj receptori të panjohur më parë (TCR) që e lejon atë të njohë dhe të sulmojë qelizat kancerogjene, duke mbrojtur qelizat e shëndetshme përmes një mekanizmi që nuk është ende i qartë për shkencëtarët
Një lloj i ri i qelizës imune që vret pothuajse të gjitha qelizat e kancerit është zbuluar aksidentalisht nga shkencëtarët britanikë, të cilët, megjithëse është ende herët, janë optimistë se zbulimi mund të dëshmojë se kjo është një kurë për kancerin në të ardhmen. Sidoqoftë, kjo duhet të konfirmohet pas provave klinike tek njerëzit. Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Cardiff, të udhëhequr nga profesori Andrew Sewell, i cili botoi studimin në revistën Nature Immunology, analizuan mostra nga një bankë gjaku në Uells, duke kërkuar qelizat imune. Ata gjetën një lloj të ri të qelizës T me aftësi të rëndësishme anti-kancerogjene.
Qeliza ka një lloj receptori të panjohur më parë (TCR) që e lejon atë të njohë dhe të sulmojë qelizat kancerogjene, duke mbrojtur qelizat e shëndetshme përmes një mekanizmi që nuk është ende i qartë për shkencëtarët. Studimet laboratorike pasuese kanë treguar që këto qeliza imune shkatërrojnë kancerin e lëkurës, gjakut, zorrëve, gjirit, kockave, prostatës, vezoreve, veshkave dhe qafës së mitrës. Dr. Sewell tha se ishte “jashtëzakonisht e pazakontë” të gjesh një qelizë me kaq shumë potenciale anti-kancerogjene, e cila madje dha shpresë për trajtim universal të kancerit në të ardhmen, sipas BBC dhe gazetave britanike Independent dhe Telegrafi. “Ishte një rastësi, askush nuk e dinte që kjo qelizë ekzistonte. Zbulimi ynë ngre perspektivën e një kure universale për kancerin, një qelizë T unike që do të jetë në gjendje të shkatërrojë shumë lloje të ndryshme të kancerit në popullatë. Deri më tani askush nuk ka besuar se kjo do të ishte e mundur”.
Nuk përjashtoi mundësinë që ka njerëz që, falë këtij lloji qelize imunitare, tashmë kanë mbrojtje të përsosur kundër çdo lloj kanceri. Deri më tani, ekzistojnë disa lloje të reja të terapive të kancerit, të tilla si CAR-T dhe TCR-T, por ato janë efektive vetëm në disa lloje të kancerit, sidomos të leukemisë, dhe nuk kanë përfitime të veçanta për tumoret më të shpeshta. Ato janë gjithashtu trajtime mjaft të individualizuara, që është një avantazh për sa i përket përshtatshmërisë së tyre për individë specifikë, por gjithashtu një disavantazh për sa i përket gamës së pacientëve që mund të përfitojnë. Qeliza e re aderon në një molekulë të qelizës kancerogjene (MR1) që është e zakonshme për njerëzit. Kjo do të thotë që një kurë e ardhshme mund të “funksionojë” jo vetëm për shumicën e kancereve, por edhe pothuajse për të gjithë njerëzit. Eksperimentet e hershme te minjtë, ku u futën qelizat e reja T, lanë rezultate “inkurajuese” në eliminimin e tumoreve kanceroze. Sewell tha se progresi pritet të jetë i shpejtë. Testimet e para në pacientët me kancer në fazën përfundimtare pritet të fillojnë këtë Nëntor, me testet laboratorike të mëvonshme që tregojnë se trajtimi është i sigurt.