Stamboll, 18 korrik – Shkencëtarët turk paralajmërojnë për rrezikun nga tërmetet e forta të cilat e rrezikojnë Stambollin dhe rajonin e Detit Marmara, shkruan sot gazeta turke “Karar”.
Shkencëtarët përgatitën raport të bazuar në studimin për aktivitetet në Plasaritjet verianadolliane, në jug të Stambollit. Sipas ekspertëve, ka mundësi që në atë rajon në drejtim të lindjes-perëndimit të ketë tërmet me fuqi prej 7,5, 7,4 и 7,2 sipas Rihterit.
Në raportin, ekspertët vërejnë se tërmeti katastrofal me fuqi të ngjashme në vitin 1999 nuk shërbeu si mësim, ndërsa Stambolli mbetet i papërgatitur për tërmet të ri eventual.
“Masat parandaluese, të cilat ishin paraparë në atë kohë, nuk ishin realizuar dhe lëshimet nga viti 1999 nuk janë mënjanuar, ndërsa pasqyra gjithëpërfshirëse u bë edhe më e keqe”, paralajmërojnë shkencëtarët.
Plasaritja verianadolliane, e cila është njëzetë kilometra nga Stambolli, është më aktivja në Evropë dhe shkaktoi disa tërmete të fuqishme në shekullin e kaluar. Tërmeti i fundit i fuqishëm ishte më 17 gusht të vitit 1999 me fuqi prej 7,4 gradë në rajonin e Detit Marmara, kur humbën jetën më shumë se 17.000 persona, ndërsa qindra mijëra mbeten pa shtëpi.
Shkencëtarët turk paralajmërojnë tërmet të fuqishëm në rajonin e njëjtë në vitet e ardhshme.