Shkencëtarët nga Sibiri , me mbështetjen e Fondit rus për hulumtime bazike punojnë në zhvillimin e ilaçit të ri për imunoterapi të sëmundjeve onkologjike.
Mekanizmi i imunoterapisë bazohet mbi zbulimet e fituesit të Çmimit Nobel për Mjekësi për vitin 2018, deklaroi hulumtuesi i Institutit për Biologji Kimike dhe Mjekësi Fundamentale pranë Departamentit sibirian të Akademisë Ruse të Shkencave, Dmitrij Stecenko.
Fituesit e çmimit Nobël të sivjetëm, Xhejms Alison dhe Tasuku Honjo, propozojnë shërim të kancerit i cili është në mënyrë parimore të ndryshëm nga hemoterapia dhe radioterapia. Kjo themelohet në njohuritë se qelizat e kancerit parandalojnë aktivizimin e limfociteve të cilat kanë funksionin të luftojnë me tumorin, dhe ashtu ato qeliza bëhen rezitente ndaj sistemit imunitar të personit të caktuar. Metoda e Alison dhe Honjo parashikon parandalim të asaj paraqitje me ndihmën e pengimit të “pikave kontrolluese” të imunitetit nëpër të cilat ai duhet të kalojë që të përfshihet mekanizmi për shkatërrim të tumorit.
Në shikim të parë, shërimi është shumë i shtrenjtë dhe një nga detyrat kryesore të shkencëtarëve rus është ta bëjnë përgatitjen më të arritshme.