Shkencëtarët në Izrael kanë prezantuar të hënën një printim 3D të një zemre me inde dhe enë gjaku njerëzore. Ky zbulim po cilësohet një “përparim i madh mjekësor” që po ndodhë për herë të parë, njofton Klan Kosova.
Kjo sipas tyre është mëse e nevojshme në mundësitë e transplantimit të zemrës. Zemra e cila ka madhësinë e zemrës së një lepuri, shënohet si herë e parë e dikujt që ka bërë me sukses një printim duke shtypur një zemër të plotë të mbushur me qeliza dhe enë gjaku, ka thënë udhëheqësi i projektit Tal Dvir.