Shkencëtarët amerikanë po hetojnë nëse një “injeksion i maturisë” mund të ndihmojë pacientët e alkoolizuar të shërohen nga efektet negative të tij. Studiuesit nga Universiteti Jugperëndimor në Texas injektuan minj laboratori me një dozë “të tepërt” të etanolit, ekuivalente me konsumimin e tepërt të alkoolit te njerëzit. Më pas, në kuadër të hulumtimit, kafshëve të “alkoolizuara” iu është injektuar hormoni FGF21 (faktori i rritjes së fibroblastit 21), i cili gjendet në mëlçi. Kimikati dërgoi një sinjal në tru për t’u mbrojtur nga efektet e dëmshme të alkoolit. Ata zbuluan se minjtë me nivele më të ulëta natyrale të hormonit iu deshën më shumë kohë për t’u rikuperuar se të tjerët.
Doza të larta të FGF21 janë treguar se “përshpejtojnë ndjeshëm” procesin e kthjellimit duke stimuluar qelizat e trurit të lidhura me zgjimin – edhe kur nivelet e etanolit në trupin e tyre nuk kanë ndryshuar. FGF21 dihet se mbron nga efektet negative të alkoolit duke e zbërthyer atë më shpejt dhe duke stimuluar qelizat e trurit. Minjtë u testuan për korrigjimin e refleksit dhe ekuilibrit pas ekspozimit ndaj etanolit. Udhëheqësi i studimit, Steven Kliewe i Universitetit të Texasit, ka thënë se ai shpreson se FGF21 do të jetë i dobishëm në trajtimin e pacientëve që mbërrijnë në spital me helmim akut nga alkooli. Rezultatet e studimit u publikuan në revistën profesionale Cell Metabolism, shkruan Daily Mail.