Një ekip studiuesish kanë gjetur disa krijesat të “çuditshme” që jetojnë mijëra metra poshtë detit, përgjatë bregut lindor të Australisë. Një ekip prej rreth 60 shkencëtarësh nga e gjithë Australia dhe bota e kaluan muajin duke eksploruar thellësinë midis Launceston dhe Brisbane. “Është e mahnitshme të zbulosh krijesa që jetojnë aty dhe që më parë ne nuk dinim asgjë”, tha menaxheri i grumbullimit Diane Bray për Channel 7. Përdorimi i rrjetave ishte në gjendje të kapnin një sërë formash jetësore në thellësi, duke mbledhur krijesat që dëshironin të dinin më shumë. “Çfarëdo që të kapim, ne do të marrim në sipërfaqe dhe shikojmë më nga afër”, tha një prej shkencëtarëve, Martin Gomon. Ekipi gjeti krijesa të reja dhe specie të rralla në humnerën e errët të oqeanit, duke përfshirë peshkun pa fytyrë, krijesa e parë e gjetur gjatë një eksplorimi të hershëm. Ky lloj peshku është parë për herë të fundit në vitin 1870, ku u kap në Detin Koral. Gomon tha se ky peshk nuk ishte ka për më për shkak të mungesës së pajisjeve që duhet të përdoren në thellësi të mëdha. Shkencëtarët kanë informacion t kufizuar rreth shumëllojshmërisë së peshqve në oqean.
Shkencëtarët nxjerrin krijesa të çuditshme nga oqeani (FOTO)
Leave a comment