Shkencëtarët modifikojnë ADN për të luftuar kancerin

Nga Kina vijnë të dhënat e para të eksperimentit mbi qeniet njerëzore të teknologjisë CRISPR-Cas9, që ka të bëjë me modifikimin e ADN-së për të luftuar kancerin. Në korrik u dha lajmi në lidhje me testin e parë që po zhvillohej tek njerëzit për ndryshimin e ADN-së, i cila do të shërbente për të luftuar kancerin edhe në format e tij më agresive. Sot vjen konfirmimi i injeksionit të parë tek pacienti i sëmurë nga një formë agresive e kancerit në mushkëri.

Ja se si po përparojnë trajtimet: Të sqarojmë më parë se çfarë është teknologjia e “CRISPR-Cas9”. Kjo ka të bëjë me nxjerrjen e limfociteve T nga gjaku i pacientit, për të tërhequr gjenin që kodifikon proteinën PD-1, që zakonisht shërben për të ndërmjetësuar reagimin e sistemit imunitar për të parandaluar sulmin e qelizave të shëndetshme, shumohen në laborator qelizat e modifikuara dhe që më pas injektohen përsëri në gjak. Në këtë pikë qelizat e korrektuara shkojnë tek ato kancerogjene për t’i shkatërruar. (ose të paktën kjo është ajo që shkencëtarët presin). Kinezët i kanë dhënë jetë eksperimentit më 28 tetor 2016 tek një pacient me kancer në mushkëri, duke i injektuar qeliza gjenetikisht të modifikuara. Sipas të dhënave të para, pacienti ka reaguar mirë dhe shkencëtarët kanë parashikuar një injeksion të dytë. Pacienti me kancer në mushkëri nuk është vetëm protagonist i eksperimentit të parë. Shkencëtarët kanë si qëllim që të trajtojnë me dhjetëra pacientë të tjerë. Deri në mars të 2017, ata duhet të kenë përfshirë edhe të sëmurë me kancer në prostatë dhe veshka, por për këtë duhet të gjenden fondet e nevojshme. Në total duhet të jenë 10 pacientë të prekur nga kanceri dhe të jenë protagonistë të këtij eksperimenti që premton të jetë një pikë kthese në luftën kundër sëmundjes vdekjeprurëse. Nuk na mbetet tjetër vetëm që të presim për të mësuar më shumë.