Shkencëtarë japonezë kanë analizuar gjendjen e pacientëve që shërohen nga Kovid-19, të cilët ishin trajtuar në spitale. Një nga pasojat e sëmundjes së shkaktuar nga virusi korona është humbja e flokëve, si dhe frymëmarrje e vështirësuar me muaj dhe një ndjenjë plogështie, kanë zbuluar shkencëtarët nga Qendra kombëtare për shëndet dhe mjekësi globale në Tokio, raportoi kanali televiziv NHK.
Studimi zbuloi se tek ata të shtruar në spital me Kovid-19, katër muaj pas shërimit, simptomat e frymëmarrjes së vështirësuar kanë vazhduar te 11 për qind të njerëzve, plogështi ndjejnë 10 për qind, çrregullimet e nuhatjes dhe shijes në 10 për qind dhe kolla e në katër për qind.
Përveç kësaj, dy muaj pas paraqitjes të simptomave Kovid-19, një e katërta e pacientëve të lëshuar në shtëpi filluan të ankoheshin për humbjen e flokëve.
Shkencëtarët vërejnë se simptoma të ngjashme shihen tek ata që janë shëruar nga Ebola.