Shkencëtarët janë duke u përballur me një mister të thellësive detare pasi mbetje të një krijese të panjohur dolën në një bregdet. Një guidë që po eksploronte zonën në Berners Bay, Alaska, bëri zbulimin e çuditshëm kur po lundronte rreth 64 kilometra larg nga qyteti më i afërt. Biologu John Moran tha se nuk është i sigurt se çfarë është zbuluar, por sipas tij mund të jetë mëlçia e një peshkaqeni të fjetur në oqeanin Paqësor. Është e paqartë sesi mëlçia mund të jetë ndarë prej peshkaqenit, i cili zakonisht jeton në thellësitë e 2.000 metrave. Ata kryesisht ushqehen me oktapodë, gaforre, salmon dhe kërmij. Këta lloj peshkaqenësh janë të ngadaltë dhe gjuajnë shumë rrallë.