Studime të shumta më parë tregonin se fëmijët e prindërve të divorcuar kanë më shumë gjasa të divorcohen kur ata të rriten nëse krahasohen me ata që u rritën me prindërit që mbetën të martuar. Por ky model mund të mos jetë i vërtetë për fëmijët e adoptuar, thotë një studim i ri. Sipas hulumtimit, faktorët gjenetikë janë shpjegimi kryesor për trendin e divorcit dhe gjetjet e reja mund të kenë implikime për këshillat e ofruara nga këshilltarët e martesës ose terapistët. Studimi i ri, u krye nga studiuesit në Universitetin e Commonëealth Virginia (VCU) dhe Lund University në Suedi teksa analizuan regjistrat e popullsisë suedeze. Ata zbuluan se njerëzit që ishin të adoptuar i ngjajnë prindërve të tyre biologjikë, por jo adoptues, prindërve dhe vëllezërve të motrave në historitë e tyre të divorcit. Pra si përfundim, hulumtuesit pranojnë se divorci mund të jetë gjenetike në familje.