Në një hulumtim të madh të ndërmarrë në 40 shtete të ndryshme dhe në 355 qytete, hulumtuesit nga Amerika dhe Zvicra, kanë nxjerrë të dhëna që e ndërrojnë të kuptuarit tonë të moralit dhe të njerëzve.
Gjetja themelore ishte se njerëzit janë shumë më të ndershëm se që mendohet gjerësisht, dhe madje me shtysën altruistike ndaj njerëzve që s’i njihnin si shtytjen bazë, shkruan Periskopi.
Hulumtuesit kishin vënë kuleta me para dhe pa para në këto shtete për të matur shkallën e raportimeve të kuletave. Siç mund ta shihni në grafikonin e mëposhtëm, shumica prej vendeve e kanë kaluar shifrën prej 50 për qind të raportimeve.
Ndershmëria civile – siç thuhet në raport – është esenciale për zhvillimin ekonomik por shpesh është në konflikt me interesin për veten.
Në majë të listës për ndershmëri, dolën vendet ku qytetarët janë shprehur se feja nuk është e rëndësishme për ta, si Danimarka, Suedia, Norvegjia, Polonia, Çekia e Zelanda e Re.
Fare poshtë në listë ishin vendet që kanë raportuar se feja ka rëndësi tepër të madhe për ta, si Turqia, Malajzia, Indonezia [vendi me më së shumti myslimanë në botë], Meksika, India, Kenia, Peruja dhe Marokoja.
Shihni më ekzaktësisht raportin duke klikuar këtu.