Republika e Maqedonisë në dhjetë muajt e parë të vitit ka shkëmbyer mallra me vendet e huaja në vlerë të përgjithshme prej 9.528.769 mijë dollarëve amerikanë. Eksporti arrin 3.967.142 mijë dollarë amerikanë dhe ka rritje prej 5,8 përqindëve, importi 5.561.627 mijë dollarë amerikanë dhe ka rritje në krahasim me atë periudhë të vitit të kaluar 5,8 për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë. Deficiti tregtar në periudhën janar-tetor të vitit 2016, arrin 1.594.485 mijë dollarë amerikanë. Në këtë periudhë më shumë janë eksportuar katalizatorë të bartësve me metale të çmuara ose komponime të tyre, setet përçuesve për djegie dhe ngjashëm, për automjete, aeroplanë ose anije, feronikel dhe veshje. Në import më shumë janë përfaqësuar platini dhe legurat e platinit, të papërpunuara ose në pluhur, vajrat e naftës dhe vajrat e marra nga mineralet bitumenoze (përveç lëndëve të para), metalet tjera nga grupi i platinës dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë të pluhurit dhe energjisë elektrike. Në periudhën janar-tetor të vitit 2016, sipas vëllimit të përgjithshëm të shkëmbimit të jashtëm tregtar, Republika e Maqedonisë më shumë ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Greqinë dhe Bullgarinë.