Shkup, 27 shkurt – Sipas të dhënave të fundit zyrtare të delegacionit të ekonomisë gjermane në Maqedoni, për shkëmbin tregtar të Gjermanisë me 29 vende Evropës Lindore, Maqedonia e Veriut rendite e 14-ta në listë, raporton KOHA.
Shkëmbimi tregtar në vitin 2019 mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut ishte 4.4 miliardë euro, që paraqet 10.8 % rritje të eksportit drejt Gjermanisë krahasuar me vitin 2018. Po ashtu është rritur edhe importi nga Gjermani drejt Maqedonisë për 4.2%, raporton KOHA.
Ndërkohë, Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare dhe Kërkime në Ekonomi për vitin 2020 parashikon rritje ekonomike prej 3.4% për Maqedoninë Veriore. (koha.mk)