Paris, 30 janar – Pesë persona janë lënduar, prej të cilëve njëri më seriozisht, gjatë një shkëmbim zjarri dhe sulmi me thikë në lagjet jugore të qytetit Bastia në ishullin francez Korsika, njoftoi korrespondenti i MIA-s, përcjellë gazeta KOHA.
Sipas televizionit Frans 3 Korsika, sulmuesi është mbyllur në shtëpinë e tij, prej nga policia po tenton ta nxjerrë.
Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për një burrë 70-të vjeçar i cili ka hapur zjarr për arsye tani për tani të panjohura. Nuk është konfirmuar nëse sulmi lidhet me gjendjen e tij psikike.
Zjarrfikësit nga pjesa veriore e Korsikës menjëherë kanë arritur në vendin e incidentit. (koha.mk)