Shkup, 16 korrik 2019 (MIA) – Ekspertë nga Italia dhe Portugalia sot dhe nesër në Shkup do t’i ndajnë përvojat e tyre për përforcimin e kapaciteteve administrative të Ministrisë së Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor lidhur me planet për sigurinë e ujit për pije, për mjetet për menaxhim të mirë me cilësi dhe qasje sistematike për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e sigurisë së ujit, si dhe obligimet vijuese dhe të ardhshme potenciale.
Punëtoria me temë “Plane për sigurinë e ujit për pije nga Direktiva për ujë për pije”, është në organizim të Ministrisë së Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor me mbështetje financiare të Instrumentit për ndihmë parainkuadruese të Komisionit Evropian – TAIEX, ndërsa e hapi zëvendësministri Jani Makraduli.
Sipas zëvendësministrit Makraduli, rëndësia e punëtorisë është që në mënyrë përmbajtësore ofron mbështetje të administratës publike lidhur me afrimin, zbatimin e legjislacionit të BE-së, lehtësim në zbatimin e praktikave më të mira të Bashkimit Evropian dhe përpunon tema të cilat në raportin e Komisionit Evropian janë theksuar si fusha në të cilat duhet në mënyrë të përforcuar të punohet.
“Jam i sigurt se këto dy ditë do të kontribuojnë për shkëmbimin e përvojave në fushën p.r menaxhim me ujërat me theks të veçantë të njohurive për aktivitetet vijuese të cilat zbatohen në institucionet, si dhe ato planifikohen në të ardhmen, ndërsa kanë për qëllim të zhvendosjes së plotë, por edhe implementimit të legjislacionit evropian në pjesën e ujit në shtetin tonë”, theksoi Makraduli.
Ai shtoi se zbatimi i projekteve të rëndësishme në përmirësimin e furnizimit me ujë dhe kullimin e ujërave të zeza krijojnë kushte për mbrojtje më të mirë të mjedisit të jetesës dhe ngritjen e standardit të jetesës së qytetarëve në shtetin tonë.
Ekspertët nga Instituti italian për Shëndetësi dhe nga Ujërat portugeze i kanë prezantuar elementet kryesore për zhvendosjen e ndryshimeve të fundit të Direktivës për ujë për pije (DWD), duke e theksuar rëndësinë e kushteve kombëtare. (koha.mk)