Ndryshimi në stol nuk ndal drejtuesit e Milanit në merkato. Boban dhe Maldini po shikojnë mundësitë e përforcimit të mbrojtjes në merkaton e dimrit dhe goditja mund të vijë sërish nga Lille. Mehmet Zeki Celik është shënjestruar si përforcimi për krahun e djathtë të ekipit teksa 22-vjeçari që prej dy vitesh është bërë titullar i padiskutueshëm ndërkohë që luan edhe me kombëtaren turke. 20 milionë euro është kërkesa e Lille për mbrojtësin e ri i cili dy vite më parë u ble për vetëm 2,5 milionë euro nga Instambulspor.