Miami fitoi sot 118-107 ndaj Boston në finalen e parë play off në Konferencën e Lindjes, duke udhëhequr 1-0 me ndeshje. Sfidë e komanduar nga ekipi nga Florida, që në këto finale ka faktorin fushë në favorin e saj.
Ndeshje mjaft e mirë për Jimmy Butler, që realizoi 41 pikë për Miami, lojtari më i mirë në fushë. Nuk zhgënjeu as Herro, me 18 pikë duke e nisur ndeshjen nga stoli, i vlerësuar këtë sezon si “lojtari i gjashtë më i mirë”.
Në kahun tjetër, Jayson Tatum realizoi 29 pikë e Brown 24, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. skuadra e Miami e shfrytëzoi mjaft mirë këtë mundësi të parë në fushën e saj, duke qenë edhe ekipi me rekordin më të mirë në Lindje.
Konferenca e Lindjes-Finale play off
Miami – Boston, 118-107 (1-0)
Konferenca e Perëndimit-Finale play off
Golden State – Dallas