Shkup, 17 prill – Kufizim i paarsyeshëm i lirisë, torturës, trajtimit degradues dhe poshtërues dhe privim i paarsyeshëm nga liria, fjala e urrejtjes dhe vepra nga urrejtja ndaj emigrantëve, janë pjesë e prishjes së të drejtave që i konstaton Komiteti i Helsinkut për të drejtat e njeriut në Raportin për të drejtat e emigrantëve dhe azilkërkuesve në Maqedoni gjatë vitit të kaluar.
“Kriza e refugjatëve është leksion i mirë se disa territore nga fusha e respektimit të së drejtës që kemi menduar se janë pushtuar, nuk janë, dhe se ende duhet të luftojmë për to. Humanizmi që ekziston në letër, nuk ekziston në vepër. Vitin e kaluar u përballëm me fushatë të ndyrë mediale, ksenofobinë dhe urrejtjen”, tha kryetarja e Komitetit të Helsinkut, Uranija Pirovska.
Edhe pse në raport potencohet se intensiteti i krizës emigruese është zvogëluar në krahasim me vitin 2016, nga Komiteti potencojnë se ajo në asnjë rast të konsiderohet si e përfunduar, duke e pasur parasysh gjendjen e rrezikuar në të cilën janë, rreziku për jetën e emigrantëve dhe refugjatëve të cilët janë ende në lëvizje.
Në Maqedoni ka rreth 200 persona të cilët janë në qendrat pranuese dhe tansitore, por sipas Komitetit potencojnë se mundësi më e madhe për prishjen e të drejtave ekzistojnë te ato persona të cilët lëvizin nëpër rrugë të parregullta.
Për atë nga Komiteti i Helsinkut japin rekomandime se si shteti më lehtë të ballafaqohet me këtë çështje dhe përgjigjja e saj të jetë sipas standardeve ndërkombëtare.
Elena Bërmbeska nga Komiteti i Helsinkut thotë se nevojitet të ndërpritet praktika e deportimit grupor të refugjatëve dhe emigrantëve, në afat të shkurtër të mundshëm të sillet strategji kombëtare për integrimin e emigrantëve dhe refugjatëve dhe ligji për mbrojtje të përkohshme dhe ndërkombëtare, si dhe të vendoset sistem i regjistrimit të rregullt, dhe në kohë.
Thotë se e drejta e azilit duhet të garantohet për të gjithë personat të cilët janë ndalur në territorin e Maqedonisë, ndërsa veprimi policor të jetë në pajtim me standardet ndërkombëtare. Sipas KH, nevojitet edhe mbrojtje më e madhe e adoleshentëve pa shoqërim, të realizohen aktivitete arsimore në qendra, të mos praktikohet lëshimi selektiv i emigrantëve, si dhe të mos u kufizohet liria e lëvizjes.