Shkeli normat antidoping, kampioni i botës në 100m pezullohet 2 vjet

21

Atleti xhamajkan Christian Coleman, kampion i botës në fuqi në garën e 100 metrave në botërorin e zhvilluar vjet në Doha, është pezulluar 2 vjet nga aktiviteti. Ai ka shkelur normat antidoping të vendosura nga WADA.

Vendimi i pezullimit 2-vjeçar erdhi për shkak se ai ka munguar në 3 teste antidoping brenda 12 muajsh (janar, prill dhe dhjetor 2019). 24-vjeçari xhamajkan ka 30 ditë afat për të apeluar vendimin në CAS.

Ky pezullim kaq i gjatë vë në pikëpyetje pjesëmarrjen e Coleman në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, të shtyra për verën e vitit të ardhshëm. Pezullimi nis nga data 13 maj, ditë kur u pezullua përkohësisht dhe përfundon më 13 maj të vitit 2022.