Tetovë, 10 tetor – Iniciativa “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” publikoi fotografi me të cilat paralajmëron për gjendjen më të re prej para dy ditëve në Malin Sharr, ku, thonë, priten shumë drunj dhe shkatërrohet gjelbërimi me qëllim që të ndërtohen objekte të reja. Sipas tyre, bëhet fjalë për rajonin e fshatit Bozovce, si dhe në afërsi të vendit Leshnica.
“Mali Sharr është në rrezik nga mafia e cila ndërton hidrocentrale. Prehen drunjtë dhe shkatërrohet gjelbërimi në Leshnica e cila me këtë shkatërrim e humb epitetin e vendit më të bukur Sharr. Parashtrohet pyetja e cila nuk lejon të shpallet Mali Sharr si park nacional, i cili është përgjegjës për shkatërrimin e Malit Shar”, thonë nga iniciativa “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”. Muajin e kaluar një numër i madh i alpinistëve gjithashtu përmes fotografive alarmuan se kanë vërejtur se ka të deponuar qindra kub metra drunj, shtylla të prera, pjesë pyjore të shkatërruara për të përshkuar rrugët e egra. Gjithashtu nga iniciativa përkujtojnë se në shtator, ministrat, kryetarët e komunave dhe ambasadorët u shëtitën nëpër Malin Shar në suaza të fushatës për nevojën që ajo të shpallet park nacional.
“Punët përfundojnë dhe në muajt e ardhshëm presim shpallja të realizohet. Ajo dinamikë përkon me procesin e fillimit të negociatave me çka japim dy porosi se politikisht jemi të pjekur për t’u bërë pjesë e Unionit dhe afrohemi në standardet evropiane për mbrojtje të rajonit”, deklaroi në shtator zëvendëskryeministri Bujar Osmani. Republika e Maqedonisë së Veriut ka nëntë për qind zonë të mbrojtur në mbarë shtetin, ndërsa me shpalljen e Sharit për park nacional ajo sipërfaqe mund të rritet në 12 për qind. (koha.mk)