Shkup, 15 tetor – Korrupsioni është i pranishëm në të gjitha shtetet pa përjashtim, si fenomen kriminal dhe siociologjik, problem moral dhe etnik, në lloj dhe intensitet të ndryshim, theksoi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në fjalimin në konferencën ndërkombëtare “Përforcimi i transparencës dhe përgjegjësisë me qëllim të sigurimit të integritetit: Të bashkuar kundër korrupsionit”, që sot mbahet në Shibenik.
Jemi dëshmitarë, theksoi ajo, se krimi i organizuar transparent, i cili shkon bashkë me korrupsionin, është një dukuri gjithnjë e më e shpeshtë, me forma gjithnjë e më të sofistikuara të manifestimit, që kontribuon për transferimin e paraqitjeve korruptuese nga një në shtet tjetër.
“Për këtë, është shumë e qartë se për luftë të suksesshme kundër korrupsionit është i nevojshëm bashkim integrues nga aktivitetet vendore dhe ndërkombëtare, gjegjësisht përpjekje edhe në planin vendor dhe ndërkombëtar”, theksoi ministrja Deskoska.
Ajo shtoi se ndër prioritetet strategjike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është marrja e aktiviteteve intensive në drejtim të përforcimit të sistemit ligjor dhe institucional të vendit në drejtim të parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit.
Ministrja në fjalimin e saj u ndal më hollësisht në aktivitetet të cilat Maqedonia i ndërmerr për parandalimin dhe represionin e korrupsionit, si dhe për masat nacionale, ashtu edhe për ato ndërkombëtare-parandaluese dhe represive dhe me të cilat forcohet bashkëpunimi ndër-institucional, rajonal dhe ndërkombëtar.
Në atë drejtim, Deskoska informoi për kornizën vendore anti-korruptuese e cila filloi të ndërtohet në vitin 2002, me miratimin e Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe është shpërblyer radhasi në pjesën e masave parandaluese dhe respesive, ndërsa në pjesën përbërëse bien edhe Kodi penal, Ligji për procedurë penale, Ligji për kontroll të brendshëm publik financiar.
Duke potencuar se suksesi në luftën kundër korrupsionit varet, para së gjithash, nga organet dhe institucionet të cilat janë të obliguara të përballen me të njëjtën, ministrja informoi se në Republikën e Maqedonisë janë formuar organe të specializuara dhe trupa për luftë kundër korrupsionit.
Konferenca ndërkombëtare “Përforcimi i transparencës dhe përgjegjësisë me qëllim të sigurimit të integritetit: Të bashkuar kundër korrupsionit” është në organizim të Grupit të shteteve të Këshillit të Evropës – GREKO dhe Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kroacisë dhe mbahet në Shibenik.