Leicester City ka vendosur të shkarkojë trajnerin italian, Claudio Ranieri. Ish-trajneri i Chelseat, Romës, Juventusit në sezonin e kaluar bëri të pamunderen duke fituar titullin e kampionit në Premier Ligë me Leicester City. Leicester City që në fillim të sezonit të kaluar ishin favorit të largoheshin nga elita angleze por ndodhi e kundërta duke u shpallur kampion dhe duke siguruar grupet e Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori të klubit.
Por, në këtë sezonë kampionët janë në luftë për mbijtesë, ku aktualisht gjinden në poiztën e 17-të. Në këtë ecuri të klubit ka ndikuar edhe shitja e mefushorit francez, N’Golo Kante tek Chelsea dhe forma e dobët e dyshes, Vardy dhe Mahrez. Ranieri bëri histori edhe në këtë vit me skuadren tij pasi e kualifikojë në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.