Tiranë, 27 korrik – Kolegjiumi i posaçëm i Apelit e ka shkarkuar kryetarin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Xhezair Zaganjori pasi zbuloi probleme lidhur me pronën e paraqitur nga ana e tij.
Kolegjiumi ka bërë të ditur se të ardhurat e gjykatësit Zaganjori nuk e mbulojnë pronën e tij të patundshme në vlerë miliarda lekë si dhe shpenzimet për shkollimin pesëvjeçar të dy fëmijëve të tij në Britani të Madhe dhe Gjermani.
Para një viti Komisioni i shkallës së parë për hulumtimin e origjinës së pronës së gjykatësve dhe prokurorëve ka vendosur Zaganjori të mbetet në Gjykatën e Lartë ku deri te Kolegjiumi ankesë ka dërguar komisari publik, përcjellë KOHA.
Me shkarkimin e tij edhe Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë kanë mbetur vetëm me një gjykatës.
Para fillimit të procesit të kontrollit të origjinës së pronës të ashtuquajtur veting pesë gjykatës janë larguar pasi i skadoi mandati. Mes nëntë gjykatësve të mbetur vetëm katër e kanë kaluar fazën e vetingut, por pastaj gjykatësi Edmond Ismalaj, tani Zaganjori duke mos mundur ta arsyetojnë origjinën e pronës që e posedojnë veçmë nuk janë pjesë e kësaj instance gjyqësore.
Edhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e cila nuk funksionon pothuajse dy vite është vetëm me një gjykatës edhe atë me mandat të skaduar. Nga nëntë anëtarët, vetingun nuk e kaluan tetë të tjerët. (koha.mk)