Laura Codruta Koves, një nga prokuroret më efikase në luftën kundër korrupsionit në Rumani u shkarkua nga detyra, pasi presidenti i vendit Klaus Iohannis e ka dërguar si çështje në Gjykatë Kushtetuese e kjo e fundit vendosi si të ligjshëm këtë largim.
Gjashtë nga nëntë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur që të pranojnë kërkesën e presidentit rumun Klaus Iohanni për shkarkim. Vendimi i Gjykatës nxiti protesta dhe kritika të shumta nga aktivistët dhe ekspertët ligjorë, të cilët pohonin se gjyqtarët po e interpretojnë Kushtetutën në mënyrë që të favorizojnë udhëheqësit politikë që janë kundër pranisë së Kovesit si kryeprokurore e agjencisë kundër korrupsionit. Kovesi mbahet mend si një nga prokuroret më të zota të Rumanisë, që ka goditur korrupsionin në nivel qeveritar.