Shkarkohet Katica Janeva

Shkup, 14 shtator – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut e shkarkoi prokuroren speciale publike, Katica Janeva me 102 vota “për”, pa “të përmbajtur” dhe “kundër”. Për këtë vendim votuan “për” edhe 27 pjesëtarë nga komunitetet të cilët nuk janë shumicë.

Janeva është në paraburgim si e akuzuara e tretë për rastin “Reket”.

Në seancën plenare nuk u debatua për raportin e Këshillit të PP-së, por vetëm për propozimin e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve për shkarkimin e Janevës.

Kuvendi, vendimin për shkarkim duhet ta dorëzojë deri tek Këshilli për prokurorë publikë.