Seul, 24 prill – Lideri i Koresë së Veriut, i cili sot arriti për vizitë në Rusi, e shkarkoi bashkëpunëtorin e tij më të afërm Kim Jong Çoll, i cili ishte negociator kryesor me sekretarin shtetëror amerikan, Majk Pompeo për denuklearizimin e Koresë së Veriut, publikoi agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut, Jonhap. Agjencia nuk i publikoi motivet për ndërrimin nga funksioni, por i referohet deklaratës së shefes së Këshillit të Inteligjencës së Parlamentit të Koresë së Jugut, Li Haj Hun.
Kim Jong Çoll ishte udhëheqës i Sektorit të frontit të bashkuar, organ i Partisë Punëtore të Koresë së Veriut, ndërsa kohën e fundit edhe me SHBA-në. Ai çdoherë e shoqëronte Kimin në udhëtimet jashtë shtetit, ka marrë pjesë në Samitin SHBA – Korea e Veriut në Hanoj, ndërsa në janar ishte pritur edhe nga presidenti Donalld Tramp në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas njoftimeve, në vendin e tij u emërua Xhan Kum Çoll.
Kim Xhong-un sot arriti në Vlladivostok në takim me presidentin rus, ndërsa mediat njoftuan se në delegacionin e tij nuk është Kim Jong Çoll.