Ka reaguar menjëherë Federata Kroate e Futbollit duke zyrtarizuar emrin e trajnerit të ri që do të ulet në stolin e Përfaqësueses. Ai është Zlatko Dalic një emër i njohur edhe për publikun shqiptar, i cili në sezonin 2008-2009 mori drejtimin e Dinamos. Tekniku 50-vjecar i cili, fitoi Superkupën me Dinamon, është pasuesi i Ante Cacic në stolin e Kombëtares Kroate, i cili u shkarkua menjëherë pas asaj ndeshjeje që u konsiderua si katastrofë mbrëmjën e së premtes përballë Findlandës, paraprakisht të skualifikuar për Botërorin e Rusi 2018. Një takim delikat për kroatët, i cili përfundoi në barazimin 1-1. Në një mbledhje urgjente që drejtuesit e Federatës zhvilluan pas takimit për të analizuar situatën kritike, pyetja kryesore që u ngrit ishte se pse nje skuadër që kushton 300 milionë euro ndodhet në këtë nivel. Si Ukraina ashtu edhe Croacia qëndrojnë në Kuotën e 17 pikëve, dy më pak se sa Islanda që tashmë ka marrë kryesimin e klasifikimit me 19 pikë. sidoqoftë shanset e Kroacisë janë ende të hapura me ndeshjen e të hënës përballë Ukrahinës që do të zhvillohet në Kiev ku Kroacia do të prezantohet me teknikun e ri Dalic