John Bolton i shkarkuar nga Trump sot, kishte për ta vizituar Beogradin e Prishtinën në fillimi të shtatorit, kështu kishte raportuar gazeta serbe “Blic”. Sipas gazetës thuhet se SHBA-ja , kishte për të filluar një offensive ku bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit me Kosovën, duke rifilluar dialogun. Sipas saj, duke cituar burimet diplomatike, thuhet se kjo kishte qenë e varun nëse Prishtina do ta heqë taksën 100 për qind për mallrat serbe.
“Nëse ka një garanci që taksa do të hiqet, ai do të vijë. Përndryshe, vizita e tij nuk do të ndodhë, sepse ai thjesht nuk dëshiron të jetë i pasuksesshëm. Meqenëse situata me taksën nuk është e sigurt tani për tani, vizita nuk është konfirmuar”, i ka thënë ky burim të përditshmes serbe. Gazeta serbe gjithashtu shkruan se “Bolton, me deklaratën e tij se Amerika nuk përjashton korrigjimet territoriale, e vendosi historinë e demarkacionit një vit më parë si një zgjidhje të mundshme për nyjën e Kosovës, por gjithashtu shënoi praktikisht ndryshimin e politikës së Ëashingtonit drejt ndryshimit të kufijve në Ballkan”.
Ndryshe John Bolton, në një opinion të shkruar në janar të vitit 2008, në bashkëpunim me Laërence Eagleburger dhe Peter Ë. Rodman, shprehej kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Tre opinionistët madje i bënin thirrje presidentit të atëhershëm amerikan, George Ë. Bush, që të rishqyrtonte politikën e Amerikës në Kosovë; të merrte parasysh shqetësimet e Serbisë mbi atë çështje; të mos krijonte përplasje me Rusinë dhe të ndalonte njohjen e pavarësisë së Kosovës derisa rishqyrtimi të kishte përfunduar. Artikulli përmendte si argument faktin se Kosova mund të shërbente si precedent i keq ndërkombëtar; mund të shkaktonte trazira të tjera në Ballkan, sidomos me shqiptarët në Maqedoni; Kosova nuk kishte aftësitë ekonomike e administrative për të ekzistuar si shtet normal; dhe njohja e njëanshme e pavarësisë do të ishte kënaqje e kërcënimeve për dhunë nga ana e shqiptarëve.