Shkaqet që krijojnë ndjenjën e vazhdueshme të ftohtësisë

Gjatë ditëve dimërore, të gjithë ne e kemi ftohtë kohë pas kohe. Megjithatë, nëse kurrsesi nuk mund të nxeheni, as në temperaturë normale, ka mundësi që vuani nga probleme serioze, transmeton koha.net.

Ju sjellim disa nga shkaqet që krijojnë ndjenjën e vazhdueshme të ftohtësisë:

Kapërcimi i vaktit – kur kapërceni vaktet, trupi ruan energjinë, për ç’arsye prodhon më pak nxehtësi;

Flini pak – gjumi i pamjaftueshëm vështirëson punën e organizmit në përgjithësi, për çka do të vijë edhe deri te zvogëlimi i prodhimit të nxehtësisë;

Anemia – për shkak të mungesës së hemoglobinës vjen deri te bartja më e dobët e oksigjenit deri tek indet dhe muskujt, çka rezulton me ndjenjën e ftohjes;

Sindroma e Raynaud – çrregullimi i qarkullimit të gjakut për shkak të të cilit vjen deri te qarkullimi i vështirësuar, i cili është faktor i rëndësishëm tek ruajtja e ngrohtësisë trupore;

Pesha e vogël trupore – shumë pak ind muskulor dhe i yndyrshëm shkakton ndjenjën e ftohtësisë, muskujt sigurojnë qarkullimin, ndërsa indi yndyror vepron si njëfarëlloj izolimi nga ftohtësia.

Nëse ende keni ndjenjë të vazhdueshme të ftohtësisë, dhe i keni kushtuar vëmendje faktorëve të sipërpërmendur, shkoni te mjeku i cili do t’ju japë këshilla, sepse po ashtu ekziston mundësia që ka ardhur deri te çrregullimi i punës së gjëndrave tiroide.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com