– Shkalla e personave të punësuar në Bashkimin Evropian dhe në eurozonë asnjëherë nuk ka qenë më e lartë, bëri të ditur sot Eurostat.
Sipas hulumtimit të fundit të Institutit Evropian të Statistikës, rreth 241 milionë persona në BE dhe 160 milionë në eurozonë, kanë pasur vend pune gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar, gjegjësisht se nga viti 2014 janë krijuar 13,4 milionë vende pune në BE.
Në tremujorin e parë të këtij viti, megjithatë, numri i të punësuarve është rritur për 0,3 për qind në BE dhe për 0,2 për qind në eurozonë.
Në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak, rritja arrin 1,3 për qind për BE-në dhe 1,2 për qind për eurozonë. (koha.mk)