Ford Motor Co ka treguar se do të tërheqë 1.34 milionë vetura për shkak të një defekti me dyer. Ford ka treguar se modelet që do të tërheqin janë Ford F-150 si dhe Ford Super Duty të prodhuar ndërmjet viteve 2015-2017. Prodhuesi amerikan ka treguar se do të tërheqë për arsye sigurie për shkak se brava e dyerve ngrihet gjatë dimrit si dhe për shkak të kabllove rreth saj, që mund të bllokoj derën të hapet ose të mbyllet. Kjo tërheqje do t’i kushtojë Ford-it 226 milionë euro.