Andrew Taun, 35 vjeç, ra në gjumë në një tren nga Manchester dhe përfundoi në Cleethorpes në një udhëtim i cili zgjati thuajse 3 orë.
Ky pasagjer shkaktoi kërdinë pas rënies në gjumë në një tren për 193 km para se të merrte një tjetër tren për të mbërritur më pas në shtëpi.
Ai u zgjua nga i ftohti i madh në bregun lindor dhe kur kuptoi gjendjen theu një xham, nxori një levë në dritare dhe tentoi të largohej por përfundoi duke shkaktuar një vonesë dy orëshe për udhëtarët dhe mori një gjobë prej më shumë se 7000 dollarë.
Vetë pasagjeri i çuditshëm e pranoi para gjykatës se kishte shkaktuar jo pak dëme në tren dhe madje edhe vonesa ngjarje të cilat u regjistruan në datat 4 dhe 5 maj.