Split, 21 nëntor – Një shi i fuqishëm mbrëmë e ka goditur Splitin me ç’rast zjarrfikësit kanë intervenuar në njëzet vende për ta pompuar ujin që kishte hyrë në katet e para të disa objekteve.
Uji i mbledhur nëpër rrugë e ka vështirësuar edhe trafikun.
Gjendja më kritike ka qenë afër stadiumit Polud ku është formuar një pellg i madh, në të cilin kanë mbetur disa automjete. Zjarrfikësit me intervenim të shpejtë kanë ndihmuar që automjetet të dalin nga uji.
Për një periudhë shumë të shkurtër prej gjysmë ore në Split kanë reshur 30 litra shi në metër katror.