Shiu dhe breshëri bllokojnë autostradën Prishtinë – Prizren

Automjetet që ishin duke qarkulluar në autostradën Prishtinë – Prizren, janë detyruar të ndalën në rrugë. Kjo ishte ndalesë e detyrueshme, për shkak të shiut të madh që po binte dhe breshrit në rajonin e Komunës së Malishevës.

Siç transmeton KosovaPress, ato pak automjete që vazhdonin qarkullimin, detyroheshin që të ulnin shpejtësinë.