Shkup, 12 nëntor – Sipas të dhënave të Drejtorisë doganore nga 1 janari deri më 31 tetor janë transportuar 4.445 vetura të reja, dhe 18.256 vetura të përdorura. Në të njëjtën periudhë vitin e kaluar numrat kanë arritur 4.169 përkatësisht 22.113. Stagnim vërehet tek shitja e veturave të vjetra – në internet ka dhjetëra mijëra shpallje aktive. Ofrohen për shembull Yugo e viteve të 80-ta prej 300 eurosh, Ford Fiseta e viteve të 90-ta për 700 euro, Toyota Yaris prej 4000 euro. Gjithsesi ka edhe vetura të reja që kushtojnë 10 deri 15 mijë euro. Gjithsesi, për kushtet e Maqedonisë, sipas njohësve, investimi më i mirë është ai gjerman sidomos Volkswagen që mban çmim më gjatë dhe ka pjesë rezerve më shumë.